75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / MSH

Oravi viziton Manastirin e Deçanit, flet për kuadrin ligjor të Kosovës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, vizitoi sot Manastirin e Deçanit.

Në vizitë, ai u takua nga Ati Sava, me të cilin bisedoi mbi të drejtat fetare dhe kuadrin ligjor të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“I lumtur që takova Atin Savën në Manastirin e Deçanit.

Riafirmova mbështetjen e BE-së për të drejtat fetare dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë. Gjithashtu diskutuam rolin e kuadrit ligjor të Kosovës dhe rëndësinë e forcimit të dialogut ndërfetar dhe ndërkomunitar” u shpreh Orav.