75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 16 Mars 2026 / H F

Orban: Ndërsa Evropa po përgatitet për luftë, Hungaria do të mbetet ishull sigurie

Ndërsa Evropa po pergatitet per lufte me Rusinë dhe synon të vazhdojë armiqësitë në Ukrainë, Hungaria nuk do të marrë pjesë në këtë dhe do të mbetet një ishull sigurie në botën e sotme të trazuar dhe të pasigurt, tha kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Na presin kohë të vështira, me luftën që po afron. Bashkimi Evropian tashmë ka kaluar në një ekonomi lufte dhe dëshiron të dërgojë më shumë para, armë dhe ushtarë në Ukrainë. Nuk mund ta parashikojmë ditën ose orën kur ushtari i parë i BE-së do të hyjë në Ukrainë, por kjo do të ndodhë dhe duhet të qëndrojmë larg saj. Jam i përkushtuar ta mbaj Hungarinë si një ishull paqeje dhe sigurie në këtë botë të paqëndrueshme”, tha ai në një tubim kundër luftës në Budapest.

Sipas Orbanit, hungarezët e dinë se çfarë është një luftë. “Ne nuk duam një të ardhme të tillë për fëmijët tanë”, theksoi ai, duke shtuar se të rinjtë hungarezë do t’ia kushtojnë jetën e tyre Hungarisë në vend që të vdesin për Ukrainën.