75 Mall Live Search
16:59 / E Enjte, 07 Mars 2024 / Gj. Sh

Orban për përplasjen me Vinicius: Gjyqtarët nuk kanë guximin të përjashtojnë lojtarë të tillë

Futbollisti i RB Leipzigut, Willi Orban ka folur për përplasjen që kishte mbrëmë me Vinicius Juniorin, në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Ai ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes duke thënë se Vinicius është dashur të përjashtohet me karton të kuq pasi e kishte kapur për fyti, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, gjyqtarët nuk kanë guximin të përjashtojnë lojtarë të tillë.

”Fatkeqësisht, gjyqtarët nuk kanë guximin të përjashtojnë lojtarë të tillë. Ata mund të japin një karton të kuq. Ai më kap qafën me të dyja duart. Kjo është thjesht mungesë respekti!”, tha Orban.

Kujtojmë që ndeshja e mbrëmshme mes Real Madridid dhe RB Leipzigut përfundoi me barazim 1-1, por skuadra spanjolle siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Champions League, pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1-0./IndeksOnline/