75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / AR

Orë policore në Maqedoninë Veriore, Spasovski del në teren

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sonte ishte në teren në disa pika për të parë se sa po zbatohen masat kundër Covid-19, siç është ndalimi i lëvizjes, shkruan Indeksonline.

Ai se kjo masë kufizuese duhet të zbatohet plotësisht dhe se nuk do të ketë lëshime për askënd. 

Po ashtu ai u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë ndalimin e lëvizjes dhe për ata që nuk do të respektojnë masën, shpalli sanksione për kundërvajtje dhe penale.

Ajo që kisha mundësi ta shoh gjatë vizitës, të gjithë pjesëtarët e Policisë janë në teren në pajtim me planin për realizimin dhe kontroll të vendimit për ndalim qarkullimin.

Këtë masë restriktive askush nuk e dëshiron, por është e domosdoshme në raste se dëshirojmë që të ndalojmë zingjirin e përhapjes së Covid-19. Përmes respektimit të kësaj mase, bashkërisht do të kontribuojmë që në 14 ditët e ardhshme të ulet përhapja e virusit dhe stabilizimi i sistemit shëndetësorë”, tha Spasovski.

Ndryshe, prej sot deri në 22 mars në periudhën prej 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, lëvizja është e kufizuar, kjo pasi gjatë ditës së djeshme Qeveria miratoi një vendim të tillë me propozim të Komisionit për sëmundje infektive./Indeksonline/