13:59 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Orët e vështira: Armiku kthehet në mik për Turqinë

Edhe pse në një kohe tensionesh, deri në praglufte, tragjedia më e fundit turke prej një tërmeti katastrofik në juglindje të këtij vendi, në kufi me Sirinë, ka bërë që kryeministri grek Mitsotakis të shoreh ngushëllime dhe të aktivizojë resurset e një ndihme për fqinjin lindor në këto orë të vështira.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit që u prekën”, shkroi kreu i qeverisë greke.

Siç bëri të ditur ai, burimet do të aktivizohen menjëherë dhe do të dërgohet ndihma për të dy vendet.

“Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”, shkroi Mitsotakis.