Organi gjenital, fjala që po përdoret më së shumti në tekstet e reperëve shqiptar!
Reperët shqiptar kujdesën që të sjellin projekte të reja në tregun muzikor. Mirëpo, në tekstet e disa këngëve shpesh-herë kemi dëgjuar fjalë banale e të turpshme.
Nuk kanë lenë anash përdorimin e fjalës së organit gjenital të meshkujve, ani pse janë fytyra publike dhe dashur pa dashur ndikojnë në opinionin publik, shkruan Indeksonline.
Nisim nga kënga e cila po dëgjohet çdokund. Bashkëpunimi mes Majkut dhe Geasy i titulluar, “Ani Nasht”, ku në fillimin të tekstit Geasy drejtohet me fjalinë: Ani Nasht futja rakin sa tkam dasht, duke përdorur kështu në hyrje të këngës fjalën banale të organit gjenital.
Edhe reperët, Mozzik & Getinjo në projektet e tyre të cilat i sollën solo kanë përdorur këtë term.
Getinjo në këngën “Real” thotë se “Kurrë k*** sem hanger mu bo najhere si najkush”, ndërsa Mozzik në këngën “Shko” drejtohet më fjalin “Më mirë shko n’k**”.
Edhe Noizy në këngën “Nuk je bad”, ka përdorur këtë fjalor. “Philip-plain Fendi Prada k** np*** thash Kujt i ha”, thotë ai.
Gjithashtu edhe bashkëpunimi i cili u shndërrua në hit vite më parë, “Diskotekë me uzi” që erdhi në bashkëpunim mes Mc Kreshës, Lyrical Son dhe Da Ghost nis me këtë fjali.. “Ça, ça k** po kqyr”.
E, përdorimi i kësaj fjale po ndikon që të rinjtë t’i përdorin edhe në jetën e përditshme e cila padyshim është gjë e pahijshme./Indeksonline/

