75 Mall Live Search
19:33 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Organizata Bashkë për Shëndetin publikon hulumtimin me temën “Si të Rifillojë Mësimi?”

Duke e parë se ballafaqimi me Covid-19 po vazhdon dhe fundi i tij nuk parashihet së paku deri në pranverën e vitit të ardhshëm, si dhe me procesin mësimor si çështjen më të goditur dhe njëkohësisht me nevojën më urgjente për riorganizim, në mënyrë që procesi mësimor të rifillojë në shtator, organizata “Bashkë për Shëndetin” ndërmori iniciativën që të zhvillojë dy anketa paralele: njërën me prindërit dhe tjetrën me mësimdhënësit e fëmijëve që vijojnë mësimin në shkollat publike, fillore dhe ato të mesme të ulëta.

Qëllimi parësor i kësaj iniciative është që: përmes përgjigjeve të mbledhura nga dy kategoritë të cilat preken drejtpërdrejt nga rifillimi i mësimit, të kuptojmë se cilat janë brengat dhe/apo mendimet e të dyja grupeve lidhur me fillimin e vitit shkollor në kohë pandemie.

Raportin e gjeni më poshtë në formatin PDF me të gjitha detajet nga ky hulumtim, si dhe interpretimet dhe rekomandimet e bazuara në të gjeturat e hulumtimit.

Si-Të-Rifillojë-Mësimi-Raporti-Final-1