75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

Organizata “humanitare” “Caritas Kosova” ankohet se nuk po fiton nga tenderët e Komunës së Istogut me çmim 152 % më të shtrenjtë

Pavarësisht që Organizata Jo-Fitimprurëse, “Caritas Kosova” ka si mision ndihmën humanitare, sociale dhe mjekësore në Republikën e Kosovës, dhe nuk do të duhej të kishte qëllime fitim-prurëse sipas Ligjit për Lirinë e Organizimit në Organizata Jo-Qeveritare, kjo OJQ ka ofertuar në Tenderin për shërbime sociale-paliative në Komunën e Istogut, me çmim 6.74 EUR të peshuar, respektivisht 5.84 më shumë sesa një tjetër Operator Ekonomik, pasi që kompania private që është shpallur fitues sipas LPP-së, ka ofertuar me 0.90 euro/cent.

Komuna e Istogut sigurisht që e ka shpërblyer me tender kompaninë private, sepse kjo e fundit kishte ofertuar për 152% më lirë sesa Caritas Kosova dhe njëkohësisht Komuna e Istogut i ka kursyer qytetarët e kësaj komune dhe buxhetin e kësaj Komune për 152%.

Lidhur me këtë Vendim të Komunës së Istogut, Caritas Kosova është ankuar në OSHP, duke pretenduar se mos-dhënia e tenderit, do të i shkaktonte Caritas Kosovës fitim të humbur, çka bie në sy është arsyetimi.

Ky arsyetim është tejet i çuditshëm, sepse vetë qëllimi i Caritas Kosovës si OJQ, është të mos përfitojë nga dhënia e shërbimeve për qytetarë dhe të mos i bëhet barrë financiare buxhetit të Komunave dhe respektivisht Buxhetit të Republikës së Kosovës.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-123-1024x614.png
This image has an empty alt attribute; its file name is image-122-1024x635.png
This image has an empty alt attribute; its file name is image-121-1024x324.png