19:22 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Organizata humanitare tenton të fus produkte serbe në Kosovë, ndalohet nga Policia

Anëtarët e organizatës humanitare “Srpska solidarnost hranom” (Solidariteti i Serbisë për Ushqim) u ndaluan në kalimin administrativ të Jarinjes për më shumë se gjashtë orë.

Kësisoj, anëtarët e kësaj organizate kishin planifikuar sot një turne nëpër manastiret dhe institucionet arsimore në Republikën e Kosovës.

Të njëjtit kishin planifikuar që t’i dorëzonin disa ndihma shkollave ku mësojnë serbët, transmeton Indeksonline

“U ndaluan në vendkalimin Jarinje më shumë se gjashtë orë. Gjatë një presioni afatgjatë, pa një shpjegim të duhur, Radimili Dobrivojeviq, një anëtar i delegacionit, u lëndua dhe u transportua në spitalin e Kosovës me një makinë emergjente”.

Ne jemi ndalur nga pala kosovare me arsyetimin se ata nuk mund të na garantojnë pa përcjelljen e policisë. Ndonëse kishim qenë në baza të rregullta pa përcjellje policore, ne dërguam një kërkesë përmes Zyrës së KiM dhe oficerëve ndërlidhës, por pas katër orësh nuk kishte përgjigje, tha  Branko Antiç.

Ndryshe, kjo përpjekje e kësaj organizate është bërë ekskluzivisht me direktiva nga Beogradi, pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria “Haradinaj”. /Indeksonline/