Organizata izraelite për të drejtat e njeriut: Plani i Trumpit si djathi zviceran

Organizata izraelite për mbrojtjen e të drejtave të njeriut B’Tselem, “Planin e paqes për Lindjen e Mesme” të presidentit amerikan Donald Trump, e krahasoi me djathin e famshëm zviceran, transmeton AA.
Deklarata e B’Tselem tha se plani aktual është jashtëzakonisht i papranueshëm.
“Ky plan legjitimon dhe thellon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e kryera nga Izraeli gjatë 52 viteve të fundit”, thuhet në deklaratë.
Më tej u theksua edhe një krahasim interesant.
“Plani i Trumpit i ngjan djathit zviceran. Pjesë të djathit iu ofruan Izraelit, ndërsa vrimat palestinezëve”, thuhet në deklaratën e B’Tselem.
Mes tjerash u tha se ky nuk është një plan paqeje, por e kundërta, sjell më shumë tirani.
“Ka shumë mënyra për t’i dhënë fund okupimit, por opsionet e vetme të ligjshme janë ato që bazohen në barazinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu u theksua se “zgjidhja” e këtij lloji që nuk lejon të drejtat e njeriut, liritë dhe barazinë e të gjithë njerëzve që jetojnë midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe, ndërsa vazhdojnë të shtypin dhe marrin pronën e tjetrit, nuk është zgjidhje legjitime.
“Në fakt, kjo nuk është zgjidhje, thjesht një recetë për gjenerimin e shtypjes, padrejtësisë dhe dhunës më të madhe”, përfundoi deklarata.