75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / MSH

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin: Mbi 1 mijë emigrantë të vdekur në Mesdhe, nga fillimi i vitit 2024

Mbi 1000 emigrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht,

Kështu bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton ANSA.

”Viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1024 personash”, saktësoi IOM.

Në të njëjtën periudhë, emigrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 13763, nga të cilët 12220 burra, 947 gra dhe 460 të mitur.