Organizata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” dorëzoi dosje në Kushtetuese

Organizata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” dorëzoi për të 13-n herë dosje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Ngritja e zërit” nga viti 2008 ka ushtruar padi për kompensimin e dëmeve të luftës, përfshirë dëmin në njerëz dhe pronë.
Kujtojmë se rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër./IndeksOnline/