75 Mall Live Search
13:49 / E Diele, 15 Gusht 2021 / indeksADMonline

Organizatat e dala nga lufta mbështesin Haradinajn në garën për Prishtinë

Ka kohë që gara për Prishtinën ka filluar. Partitë politike pothuajse gjithë fokusin e kanë koncentruar tek gara për kryeqytetin, aty ku pritet të jetë një garë e nxehtë dhe e pa parashikueshme.

I pari që ka filluar me fushatë në kryeqytet është Daut Haradinaj, i cili deri më tani ka arritur ta ndërtojë një ekip serioz, duke përfshirë në listë figura të respektuara të Prishtinës, Thuhet se Haradinaj ka takuar një nga një të gjitha kategoritë e dala nga lufta, ku edhe i kanë ofruar mbështetje të parezervë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Burime mirë të informuara nga shoqatat e dala nga lufta thonë se pavarësisht bindjeve politike që mund t’i kenë, kësaj radhe ka dakordim brenda tyre që ta mbështesin Haradinajn në garën për Prishtinën.

Jo rastësisht brenda listës për asamble të Daut Haradinajn janë përfshirë personalitete që përfaqësojnë këto kategori.

Prandaj, ka ardhur koha për një ndryshim, për një kryetar që nuk i ndërron fjalët nga dita në ditë, dhe që i shtyen punët përpara e projektet nuk mbesin vetëm në sirtarë të zyreve të Komunës. Sepse Daut Haradinaj po premton ndryshime, të cilat karakteri i tij nuk lejon të mbetën pa u kryer.