Organizatat e luftës dalin në protestë ndaj Gazmend Muhaxherit, i quajti partizanë

“Nga koha e Ethem Çekut kur kanë hy partizanët e dytë…”- shprehje e kryetarit Gazmend Muhaxheri gjatë një debati televiziv, e cila është pranuar si fyrje për Organizatën e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) në Pejë, ka bërë që këta të fundit të reagonin, nëpërmjet një proteste.

Sipas organizatorëve kjo nuk është hera e parë që kryetari Muhaxheri ka bërë që ushtarët e lirisë të etiketoheshin nga ai, duke kërkuar nga ai, që të kërkojë falje për këto fjalë.

Ata me parulla në duar kanë protestuar para objektit të komunës, duke kundërshtuar këtë gjuhë të Muhaxherit.