75 Mall Live Search
18:31 / E Diele, 22 Qershor 2025 / AR

Organizatorët e dasmës së Bezos: Morëm udhëzime të qarta, nuk duhet të …

Përpara dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia javën e ardhshme, çifti është kritikuar ashpër në publikun italian.

Por organizatorët e eventit, Lanza & Baucina Limited, kanë bërë një deklaratë ku thonë se që nga fillimi i planifikimit të dasmës, Bezos dhe Sánchez këmbëngulën të respektonin Venedikun, njerëzit dhe komunitetin lokal, transmeton Indeksonline.

Lanza & Baucina, e themeluar nga Princi Antonio Licata di Baucina dhe Konti Riccardo Lanza, është e njohur për organizimin e dasmave të mëdha të personazheve të famshëm, duke përfshirë ato të George dhe Amal Clooney dhe Salma Hayek dhe François-Henri Pinault.

Në një deklaratë për median, ata thanë se Bezos dhe Sánchez u dhanë udhëzime të qarta që dasma të mos prishte jetën e përditshme në Venecia.

Dasma do të zhvillohet gjatë tre ditëve dhe lista e të ftuarve përfshin disa nga emrat më të famshëm në botë, përfshirë Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Kim Kardashian, Bill Gates, Barbra Streisand dhe Ivanka Trump./Indeksonline/