16:48 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Organizatorët e protestës së sotme: Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të merr vendim të drejtë!

Ka nisur edhe grumbullimi i aktivistëve të VV-së në shesh, ku pritet të nis edhe test – protesta e paralajmëruar.

Një nga organizatorët e kësaj nisme, Flamur Pireva për Klan Kosova ka thënë se ata janë të bindur se çdo gjë do të shkojë brenda rregullave dhe masave nga IKSHPK.

“Sot VV vazhdon me organizim nga aktivistë të saj si test për të shpreh verdiktin përfunditar rreth protestave që mund të vijnë në vazhdim.

Tash, për dallim nga prova e kaluar kemi pritshmëri  më të larta me rreth 3500 veta pjesmarrës. Mbase do na bashkohen edhe qytetarët.

Ne kemi mbi 100 kujdestarë që janë shpërndarë në 3 sheshe, që mbarëvajtja të jetë duke respektu IKSHPK në distancë prej dy metrash, është organizim që përbëhet nga anëtarë të VV-së.

Jemi të bindur qe çdo gjë të shkojë brenda këtij rregulli”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ai tha se kryesia më pas do të vendos rreth organizimit të protestave të tjera, kjo varet edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Për këtë kryesia do të diskutojë dhe më pas si organizatë do ta mbajmë organizimin për vendim jo të drejtë.

Ekziston dilema, pasi që ka presion nga Thaçi, që ajo të merr vendim në favor të spektrit tjetër, ndërkohë që jemi të bindur se do të marr vendim të drejtë.

Ne kemi marr leje për këtë pjesë dhe policia ka rolin dhe përgjegjësinë e saj, shumë mirë që janë këtu dhe qytetarët do të jenë bashkë me policët dhe është brenda formave të demokracisë.

Komplet ky organizim s’ka të bëj me qeverinë, por me organizatën e VV-së.

VV tashmë ka një numër rreth 50 mijë anëtar që kanë përvojë të mjaftueshme për protesta apo të tilla teste”./Indeksonline