75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 30 Mars 2023 / B O

Organizatorët jepin detaje në RTK për garën më atraktive të prillit

Dy nga organizatorët e “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” kanë dhënë detaje për garën e vrapimit që mbahet me 8 prill në Bjeshkët e Istogut.

Gara e vrapimit do të mbahet me 8 prill në dy distanca, 13.3 kilometra dhe 28 kilometra.

Fikret Shatri dhe Masar Kabashi kanë dhënë më shumë detaje për shtigjet, garën, shpërblimet dhe organizimin e kësaj gare që sivjet mbahet për herë të parë në këtë format dhe në këto shtigje.

Atletët më të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë pritet të jenë garues të “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në garën që u dedikohet dëshmorëve të kësaj ane.

Për tu bërë edhe ju pjesë e kësaj gare, duhet të klikoni në këtë LINK