Organizimi i “Kurbaneve” nga organizata islame, reagon Bashkësia Islame

Besimtarët e fesë Islame po përgatiten për të festuar festën e Kurban Bajramit (Bajramit të vogël) që është të martën e ardhshme.
Simbol i kësaj feste është therja e Kurbanit që bëhet nga besimtarët si shenjë sakrifice, shkruan Indeksonline.
Bashkësia Islame e Kosovës ka disa vite që bën organizimin e shitjes dhe therjes së kafshëve.
Me këtë punë kanë filluar të merren edhe disa organizata jashtë ombrellës së Bashkësisë Islame.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë kanë bërë me dije qytetarët që të mos bijën pre e organizatave të tilla dhe se i vetmi institucion që organizon therjen e Kurbanit është BIK.
Ata kanë lutur qytetarët që mos të tubojnë të holla në organizata të ndryshme dhe të mos bien pre e organizimeve të kësaj natyre.
Ky është njoftimi i plotë i KBI – Podujevë:
NJOFTIM NË LIDHJE ME KURBANIN
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë bën me dije qytetarët llapjanë se institucioni përgjegjës dhe i vetëm për jetën fetare dhe organizimin e saj është Bashkësia Islame e Kosovës me degët e saj në komunat e vendit.
Qytetarët luten që pagesën e Kurbanit ta bëjnë në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë.

Gjithashtu bëjmë të ditur se organizata të tjera që po mbledhin të holla për Kurban, nuk janë pjesë e Bashkësisë Islame dhe nuk kanë juridiksion për organizim të tillë.
Luten qytetarët që të mos bien pre e asnjë organizimi të kësaj natyre.
Ata që po tubojnë të holla në shesh nuk janë pjesë e Bashkësisë Islame..
Me mirëkuptim
KBI-PODUJEVË