75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / G T

Organizohen “Tifozat Kuq e Zi”, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit në Tiranë

Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ta shikuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Por, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ata tregojnë se do të organizohen edhe jashtë stadiumit, shkruan Indeksonline

FSHF-ja ia pamundësoi atyre që të jenë në stadium, duke bërë manipulime me biletat.

“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.

“Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë.

“Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

“Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, shkruhet në postimin e tifozëve shqiptar

Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë zhvillohet të shtunën./Indeksonline/