75 Mall Live Search
21:31 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Organizohet iftar madhështor për 300 jetima të Podujevës

Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë ka organizuar sot një ngjarje shumë me vlerë për podujevasit.

Imami i xhamisë, Besim Arbanashi, së bashku me zëvendësimamin, Nezir Arbanashin, kanë organizuar iftar për 300 jetima të qytetit të Podujevës.

Të shoqëruar nga njëri prind ose kujdestari, 300 fëmijë nga kjo Komunë sot kanë ngrënë iftar në oborr të xhamisë “Dëshmoret e Kombit”.

Përveç iftarit, 300 fëmijëve u janë shpërndarë nga një pako ushqimore, nga një dhuratë dhe nga një palë këpucë, raporton Indeksonline.

Një pako e tillë ushqimore ka kapur vlerën e 65 eurove.

Përgaditja e ushqimit dhe shërbimi janë mundësuar nga vullnetarët, të cilët kanë shprehur dëshirë të bëhen pjesë e këtij organizimi humanitar./Indeksonline/