75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / LB

Organizohet ndejë për aktorin Lulzim Rexha, të gjitha mjetet do t’i dedikohen atij

Para disa kohësh, aktori Lulzim Rexha është diagnostikuar me kancer dhe për trajtimin e tij ai ka nevojë për ndihmën e të gjithë atyre që kanë mundësi.

Për grumbullimin e mjeteve financiare, në përkrahje ka dalë edhe “Bamboo Bar” në udhëheqje të Arian Hencit, i cili ka organizuar një ndejë për nesër në përkrahje të Lulit.

Aty do të marrin pjesë: Vedat Bajrami, Armond Morina, Fatmir Spahiu, Denik Prizreni, Faton Isufi , Xhaner Gashi dhe Dj. Dagz & PM.

Të gjitha mjetet që grumbullohen do t’i dorëzohen Lulit.