Organizohet pritje për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati do të organizojë një pritje solemne për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Kjo është një nga datat më të rëndësishme në historinë e këtij shteti. Kjo ngjarje shënon vazhdimin e traditës vjetore të Ambasadës amerikane për të festuar Ditën e Pavarësisë.
Ngjarja nis nga ora 18:00./Indeksonline/