12:38 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Organizohet protestë për rastin e rrahjes së 3 qytetarëve kosovarë, në Maqedoni të Veriut

Gjatë së dielës, tre qytetarë të Hanit të Elezit janë sulmuar në Shkup nga tifozët e Vardarit.

Tre kosovarët kanë pësuar lëndime pasi ishin rrahur në momentin që po qëndronin në shtetin e fqinj.

Tifogrupi i Hanit të Elezit, “Boys of Border”, ka organizuar një protestë para kufirit të Maqedonisë së Veriut për këtë rast.

Ky është njoftimi i tyre:

Njoftohen gjithë qytetarët e Hanit te Elezit të na bashkohen në protestën qe kemi organizuar ne si tifogrup “BOYS OF BORDER’ për rastin e rrahjes dhe sulmit nga Sllavo Maqedonasit pa asnjë arsye ndaj 3 vëllezërve tanë ,bashkëvendësve te qytetit tonë .

Kërkojmë mbështetje masive nga te gjithë, te Premten ora 13:00 deri 13:30 tubimi bëhet para kufirit .

Ne nuk mund te jemi te barabarte sepse ne nuk kemi krizë Identiteti dhe asgjë nuk mund te na ndaloj lëvizjen e lire ne shtetin fqinje , kur ishte koha për te treguar force e treguam dhe e gjithë bota e di kush doli fitimtar . KERKOJME DREJTËSI.