75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Organizohet takim përkujtimor për nder të regjisores Burbuqe Berisha


Ditën e nesërme, më 27 tetor, bëhet një vit që regjisorja Burbuqe Berisha u nda nga kjo jetë.

Burbuqe Berisha, ish drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës ndërroi jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Prandaj, në përvjetorin e parë të kalimit në amshim të regjisores, Kolegji AAB dhe miqtë e Buqes kanë organizuar takim përkujtimor “Një vit pa Buqen”.

Takimi do të mbahet të enjten, më 27 tetor 2022 nga ora 16:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.