75 Mall Live Search
16:08 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Organizohet trajnimi për “Marketing Digjital” në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë

Kolegji “Globus” me partnerët BSC Kosovo, APEC – American Professional Education Center, Organizata SHEERA dhe IESB Institute në kuadër të Global Entrepreneurship Week Kosovo ka organizuar trajnimin dy ditor në Prishtinë dhe Gjakovë për “Digital Marketing Strategies for Social Entrepreneur” me ekspertin e marketingut digjital, Kujtim ZEBICA.

Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e madhe me të rinjë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Partnerët organizativ në kuadër të Global Entrepreneurship Week Kosovo e kanë organizuar falas trajnimin për pjesëmarrës.

Qëllimi i këtij trajnimi është t’i mundësojë pjesëmarrësve me bagazh të ndryshëm të kuptojnë se si të zhvillojnë dhe vënë në funksion një plan të marketingut për ndërmarrje të reja.

Aftësitë dhe njohuria e mësuar do ta mundësojnë një pjesëmarrës që të identifikojë cilat teknika dhe teori digjitale te marketingut janë më të përshtatshme për një ndërmarrje, pa marrë parasysh a janë biznes i ri apo pjesë e një organizate ekzistuese. Me përfundimin e këtij trajnimi, pjesëmarrësit janë aftësuar: të kuptojnë rolin e kanaleve digjitale në një kampanjë te integruar të marketingut dhe arsyerja se pse ju duhet një strategji digjitale.

Do të kenë informatë rreth kanaleve kryesore të marketingut digjital (media sociale, paraqitje digjitiale, marketing me email, uebsite, etj.) dhe rëndësia që ka secili kanal në dhënjen e ndihmës për rritjen e ndërmarrjeve te reja dhe ekzistuese. Gjithashtu janë aftësuar në analitikën e marketingut dhe aplikacionet praktike duke lehtësuar përdorimin e të dhënave në marketing.