20:28 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Organizohet tryeza “Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth” nga Kolegji Globus dhe ICK

Kolegji “Globus” në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) ka organizuar tryezën e diskutimit në kuadër të Global Entrepreneurship Week Kosovo 2017 me temë “Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth”

Në këtë tryezë është diskutuar lidhur me mundësitë, sifdat dhe problemet për zhvillimin e Ndërmarrësisë e cila është promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Tryeza e diskutimit ka qenë hapur dhe kanë marr pjesë professor nga Shqipëria, Prof.dr.SherifBundo, Prof.dr.Ahmet CENI, Prof.dr.Vasilika KUME, profesor nga Maqedonia, studiues dhe bashkëpunëtorë shkencorë, punonjës të administratave të larta publike të vëndeve të Rajonit të Ballkanit, studentë të shkollave të doktoraturave, studentë të sapodiplomuar të nivelit Master, ndërmarrës dhe menaxher të niveleve të larta të sektorit Publik dhe të atij privat, punonjës dhe menaxher të bankave dhe të institucioneve financiare, deputetë dhe të zgjedhur, juristë dhe gazetarë, etj.

Profesori  nivelit ndërkombëtar Besnik Krasniqi ishte kryesues i tryezës dhe theksoi se qëllimi i kësaj punëtorie është që të mbledh së bashku të rinjtë, komunitetin e biznesit, politikëbërësit, shoqërinë civile si dhe insitucioent edukative për të diskutuar dhe propozuar mënyrat për promovimin e ndërmarrësish tek të rinjët.

Ndër të tjera Profesor Krasniqi foli për rëndësinë e edukimit ndërmarrës për të rinjët dhe rolin e ndërtimit të një ekosistemi të përshtatshëm për t’i bërë ata qytetarë plotësisht të involvuar në shoqërinë tonë.

Ai shprehu shqetësimin për të dhënat e hulumtimit të fundit me studentët sipas të cilit mbi 67 përqind e studentëve të anketuar kanë thënë se punojnë në sektorin publik.

Sipas tij shteti duhet të bëjë më shumë për të ofruar stimuj dhe mbështetje adekuate që të rinjtë të jenë akter kyc dhe të shohin ndërmarrësin si karrierë dhe mundësi për vetëpunësim dhe për të siguruar një prestigj në shoqëri.

Profesori Universitar me renome ndërkombëtare nga Shqipëria, Prof.dr.Sherif Bundo ishte pjesëmarrës në tryezën e diskutimit të organizuar në kuadër të  Global Entrepreneurship Week Kosovo 2017 me temë“Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth”.

“Kjo tryezë ka një temë jo vetëm interesante dhe të kohës, por edhe me dobi dhe me vlera të mëdha për ekonominë dhe shoqërinë këtu në Kosovë, por edhe më gjërë.  Ekonomia dhe shoqëria progresojnë dhe rriten me ritme impresionuese. Këto ritme të larta, nuk i ndjek dot kushdo. Vetëm të rinjtë e shkolluar dhe të mirëformuar profesionalisht, mund të jetojnë dinamikën e kohës”, tha ai.

Profesoresha Justina Shiroka-Pula ishte pjesëmarrëse e tryezës së diskutimit “Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth” të organizuar nga Kolegji Globus në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) në kuadër të Global Entrepreneurship Week 2017, Kosovo.

Profesoresha Shiroka-Pula tha se edhe kjo tryezë diskutimi do të shërbejë të promovojë ndërmarrësin tek gratë dhe të inkurajojë gratë e tjera që të angazhohen në afarizëm si dhe të promovoj dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat e cili konsiderohet si një element kyç në përmirësimin e përgjithshëm të aktiviteteve biznesore dhe zhvillim të qëndrueshëm socio ekonomik.

Gjithashtu theksoi se shumica e bizneseve të udhëhequra nga gratë, janë ndërmarrje të vogla, të orientuara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe industrisë, më specifikisht në sallone të bukurisë dhe floktarisë.

Si barriera kryesore, Profesoresha Justina ka përmendur normat tatimore, tregun e vogël, dhe ngarkesat administrative, përderisa një % e madhe e grave ndërmarrëse si barrierë kryesore kanë përmendur obligimet familjare, duke ju referuar Hulumtimit të bërë nga BSCK.