Organizon çdo gjë për t’i propozuar të dashurës në Azi, arsyeja pse ajo largohet do të iu habisë
Planifikimi perfekt i një propozimi, nuk është aspak një gjë e lehtë dhe shpesh herë vështirë i suksesshëm.
Një njeri mendonte se ai i kishte organizuar të gjitha. Fluturoi bashkë me të dashurën e tij në Azin juglindore për të festuar përvjetorin e tretë të lidhjes. Ai e dërgoi të dashurën pikërisht në Kamboxhia,që ishte një prej vendeve të llastuara për t’u vizituar.
Por jo gjithçka shkoi mirë me të arritur në hotel.

Edhe pse i tha po menjëherë, pasi kishte bërë një dush ajo iku.
Sigurisht se të gjithë mund të pyesin se pse bëri një veprim të tillë? Çfarë nuk deshi ajo në këtë lidhje?
Epo, nuk është asnjëra nga këto gjëra. Ajo thjeshtë nuk kishte dashur që të propozohej në një dhomë hoteli, transmeton Indeksonline.
Djali shkroi për zhgënjimin e habitshëm nga e dashura, duke u përpjekur ta kuptonte se pse ajo bëri një veprim të tillë.
“Pas një dite ecje, ne shkuam në hotel dhe kur ishim bashkë unë i propozova asaj dhe ajo më tha po. Ne u kuptuam dhe unë kisha planifikuar ta merrja atë në ujëvarë të nesërmen për të festuar. Ajo shkoi për të bërë një dush, unë u hodha në shtrat duke menduar se çfarë dite të mrekullueshëm sapo kisha filluar. Kur ajo doli nga dushi ishte në lot, më dorëzoi unazën dhe tha se nuk mund të vazhdojë, sepse nuk donte që kujtesa e saj të ishte në një dhomë hoteli. U lëndova shumë”, ka thënë djali.
Këtë gjë e bëri të ditur për ‘Reddit’./Indeksonline/

