10:31 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Orhani” uron gruan për ditëlindjen, por ja çfarë i premton! (Foto)

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për të uruar bashkëshorten për ditëlindje.

Kjo e fundit ka mbushur 35 vite, kurse “Oki” ka përgatitur një surprizë për të e që është një torte në formë zemre.

Kurse në postimin në “Instagram”, ai ka shprehur dashurinë që ka për bashkëshorten madje ia ka premtuar edhe parat e kursyera në Trustin pensional të Kosovës.

“Urime ditëlindjen e dashur! Sot vendosa me t’i bë dhuratë paratë e mija të kursyera me mund dhe djersë në Trustin pensional të Kosovës. Merri kur të duash dhe shpenzoj si të duash. Love you”.

Ndryshe, çifti kanë vite të martuar dhe kanë dy djem, Lisin dhe Malin./Indeksonline/

Temat: