Ori Nebiaj tregon situatën e sikletshme: Në një dasmë i shkruajta ish-të dashurit

Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe njëherazi të sikletshëm gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, ku iu përgjigj disa pyetjeve spontane dhe pa filtra.
E pyetur nëse ndonjëherë i ka shkruar ndonjë ish-të dashuri kur ka qenë nën efektin e alkoolit, Ori pranoi se një episod i tillë i ka ndodhur vetëm një herë, por që ia kujton vetes si një moment “epik” dhe paksa të turpshëm.
“Ka ndodhur një herë. Kam qenë te dasma e shoqes time. Ka disa vite që ka ndodhur, por e mbaj mend shumë mirë, sepse ka qenë epike fare”, rrëfeu ajo.
Nebiaj tregoi se mesazhin e kishte dërguar në një gjendje emocionale momentale, ndikuar nga atmosfera festive dhe ndoshta ndonjë gotë më shumë.
Por reagimi i saj erdhi pothuajse menjëherë: “U pendova në sekondë. Nuk e mbaj mend as çfarë i kam shkruar. Nuk ishte i rëndësishëm komunikimi. Ishte një moment gabimi”.
E njëjta shtoi se nuk e kishte përjetuar situatën si ndonjë dramë të madhe, por më shumë si një incident të shpejtë dhe të papërfillshëm në kuadër të atyre çasteve të çuditshme që sjell ndonjëherë gëzimi i tepruar në festa.
“Ishte një minutë… një çast lumturie”, përfundoi ajo.