Origi javën e ardhëshme zyrtarizohet te Milani

Sulmuesi belg, Divock Origi, pritet që javën e ardhëshme të nënshkruaj kontratë me kampionët e Italisë, Milan.
Marrëveshja është arrituj në muajin maj dhe është thjesht çështje kohe për të parë atë me fanellen Kuq e Zi, ka njoftuar gazetari Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.
Origi do të transferohet te Milani si lojtar i lirë pasu që i ka skaduar kontrata me Liverpulin, dhe largimin e tij e ka konfirmuar edhe klubi anglez.
Për belgun ka shfaqur interesim edhe skuadra e Villarealit, por Origi donte vetëm Milanin./Indeksonline/