75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / BA

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë, do i thoja se…

Këngëtarja Orinda Huta ka ndarë sot një moment nga jeta e saj personale, duke folur për humbjen e të atit dhe mungesën e madhe që ai la.

Pjesë e panelit të sotëm në ‘Goca dhe Gra’, Orinda tregoi se i ati i ka rritur me një frymë shumë pozitive dhe një frymë të punës.

“Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur i duam këto moment nuk i kemi.

Mungesa e babit është shumë e madhe. Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Ai është përpjekur për të na dhënë një frymë pozitive dhe të punës. Na ka dhënë kujdes dhe mirënjohje. Nuk do i them asgjë tjetër por vetëm se e dua shumë.”, u shpreh Orinda.