16:29 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Orinda Huta me shumë stil edhe në kohë me shi

Temperaturat e ulëta dhe moti me shi nuk e kanë ndalur këngëtaren nga Shqipëria që të duket me shumë stil.

Ajo ka publikuar imazhin e veshur në një fustan me ngjyrë ari të kombinuar me atlete të bardha, biondinës simpatike nuk i kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.

Orinda e cila ndiqet nga më shumë se 172 mijë ndjekës në faqen e saj të Instagramit është mjaft aktive duke postuar fotografi nga përditshmëria dhe angazhimet profesionale.

Kujtojmë që Orinda Huta është e martuar me moderatorin e njohur Turjan Hyska/Indeksonline/

 

Temat: