75 Mall Live Search
16:54 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / AR

Orinda shtatzënë i bëri të gjitha “adetet”, përveç dyve

Që kur zbuloi se është në pritje të ëmbël, Orinda Huta është treguar aktive në rrjete sociale, duke na treguar shumë mbi shtatzënë, që nga barku i rrumbullakosur e deri tek nepset.

Së fundmi moderatorja ka realizuar edhe një set fotografik, e veshur vetëm me një këmishë xhinsi teksa pozon para aparatit.

Të gjitha “adete”, Orinda i ka kryer përveç dyve: Moderatorja nuk ka bërë asnjë party, as për zbulimin e gjinisë së bebit dhe as baby shoëer ku mblidhen miqtë e të afërmit.

Ndoshta baby shoëer ka vendosur të mos bëjë për të zbatuar rregullat anti-covid që nuk lejojnë grumbullimet e shumë njerëzve ndërsa që do bëhet me vajzë Orinda e zbuloi që në ditët e para kur dha lajmin e ëmbël e me siguri nuk e sheh të arsyeshme të bëjë party edhe për zbulimin e gjinisë.