16:26 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Oriola i bashkohet protestës paqësore që pritet të mbahet me 4 Qershor, në Shqipëri

Nesër me datë 4 Qershor, në orën 16:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të mbahet një marshim paqësor në shenjë proteste për abuzimet seksuale dhe dhunën fizike.

Fatkeqësisht shumë vajzave iu është vjedhur fëmijëria nga kjo mizori dhe është koha që shoqëria të reagojë.

Shumë personazhe publike iu kanë drejtuar të gjithëve thirrje për t’u mbledhur në sheh e për të ngritur zërin. Kështu ka bërë dhe modelja Oriola Marashi, e cila përpos thirrjes ka po ashtu dhe një “paralajmërim”.

Oriola ka publikuar në Instastory posterin sensibilizues, teksa shkruan se është koha për të parë sa do të ngrihen shqiptarët për popullin e tyre. 

“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht”, ka shkruar modelja.