10:38 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Oriola i komenton shqip Bella Hadidit

Modelja e njohur Bella Hadid ka postuar në instagramin e saj një foto bust ku shfaqet me një model të çrregullt flokësh, të mbledhur gjysëm top me dy gërsheta të lëshuara para.

Kjo foto e veçantë e Bellës ka tërhequr vëmendjen e fansave, një prej tyre është edhe Oriola Marashi, e cila ka bërë një koment epik në këtë foto.

Çje bërë kështu moj!”, thotë Oriola në shqip poshtë fotos, ndërsa duket se ka ngjallur kureshtjen e disa prej ndjekësve të Bellës.

Ata e pyesin Oriolën se çfarë do të thotë ajo që ka shkruar, por modelja ka preferuar të mos e përkthej shprehjen.

Komenti i modeles shqiptare ka nxitur gjithashtu komente edhe nga fansat e tjerë shqiptarë të Bellës, të cilët thonë se këtë koment mund t’ia përkthejë Dua, e cila tashmë është e lidhur me vëllanë e saj Anwar Hadid.