75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

Oriola Marashi defilon për Guess-in

Oriola Marashi po shijon bashkëpunimin me Guess-in.

Bukuroshja shqiptare tash e sa kohë ka qenë pjesë e kampanjave të kompanisë së famshme, teksa dje shënoi një tjetër sukses të madh, shkruan IndeksOnline.

Ajo hapi sfilatën e Guess-it në Marrakesh dhe e mbylli atë me një “look” të dytë.

Oriola u prit dhe përcoll me ovacione teksa defiloi një herë me një fustan të bardhë, e më pas me një tjetër ngjyrë kafe.

Modelja duket se po i hap vetes dyer të rëndësishme në industrinë e modës, teksa mbetet të shihet se cilat do të jenë bashkëpunimet e radhës.