Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj, blejnë jorganë dhe batanije për familjet në Thumanë
Modelja Oriola Marashi dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, përpos keqardhjes që kanë shprehur për situatën emergjente në Shqipëri, pas tërmetit, ato janë mobilizuar që tu dalin në ndihmë të prekurve nga kjo ngjarje e rëndë, shkruan Indeksonline.
Madje së fundmi, të dy bukuroshet janë mobilizuar që të blejnë jorganë dhe batanije për tua dërguar të prekurve nga tërmeti në Thumanë, zonë kjo nga më të prekurat nga tërmeti.
Kujtojmë që në këto momente të rënda për popullin, edhe kjo ndihmë është tejet e mirëseardhur, duke qenë se nevoja për ndihmë në këto çaste është e madhe.
“Sot unë dhe Beatrix Ramosaj morëm iniciativën për të blerë disa jorganë dhe batanije për t’jua dërguar njerëzve në Thumanë.. me ndihmën e vetme të njëra tjetrës po nisemi për ti dërguar. Shpresoj me gjithë zemër që të kemi mundësinë të ndihmojmë sado pak, gjiashtu po presim për mundësinë për të dërguar edhe ushqime për njerëzit që janë të pastrehë për momentin. Jemi në dispozicion të tyre 24h! Zoti na rujt dhe na ndihmoftë kush ka mundësi të niset dhe të kontribuojë sado pak. “ : ka shkruar modelja Oriola Marashi në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/

