75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Oriola Marashi dhe Eros Grezda, drejt fejesës?

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi dhe futbollisti gjakovar Eros Grezda duket se kanë vendosur të bëjnë një tjetër hap në lidhjen e tyre.

Pas izolimit bashkë, çifti i njohur ka takuar edhe familjet e njëri-tjetrit, e tashmë pritet të shkëmbejnë unazat, sipas Gazeta Panorama.

Gjithashtu, të njëjtat burime shkruajnë se ajo që mban Oriolën në Kroaci, ku jeton familja e Grezdës, është pikërisht fejesa dhe hapi i madhe që pritet që të hedhë tashmë çifti.

Mirëpo, çifti publikisht akoma nuk ka konfirmuar lidhjen, edhe pse imazhet nga vendet e njëjta dëshmojnë raportin që kanë Erosi dhe Oriola.

Ndërkohë, Eros Grezda po vazhdon të jetë aktiv në ekipin  Osijeku të Kroacisë, ndërsa Oriola me fotosesione të ndryshme për marka të njohura.