Oriola Marashi fejohet me futbollistin gjakovar?

Ata janë në lidhje prej kohësh, por muaj më parë u zbulua raporti i tyre.
Bëhet fjalë për modelen nga Shqipëria, Oriola Marashi dhe futbollisti kosovar, Eros Grezda të cilët së fundi kanë qëndruar së bashku në Kroaci.

Së fundi u përfol se çifti janë drejt një hapi të rëndësishëm në jetën e tyre, pasi kanë vendosur të fejohen, dhe tashmë duket se ata e kanë bërë një gjë të tillë.

Së pak është Oriola ajo që ka ngritur dyshimet ku shihet me një unazë në gishtin e fejesës, ndërsa nuk munguan as komentet e miqve të saj që poashtu shtuan këtë pikëpyetje.

Kujtojmë që para pak ditësh, Oriola publikoj për herë të parë një fotografi përkrah futbollisti i cili dukej qartë edhe pse modelja ia mbuloi fytyrën me një ‘emoji’.
Ndërkohë, Oriola dhe Erosi edhe gjatë periudhës së izolimit kanë qëndruar së bashku në karantinë./Indeksonline/