23:54 / E Enjte, 22 Tetor 2020

Oriola Marashi hap sfilatën e markës së njohur botërore

Modelja e njohur, Oriola Marashi ka treguar se ka hapur sfilatën e ‘Guess’ me performancën e saj.

Modelja seksi ka ndarë disa video dhe postime të shumta ku tregoi se ndihet tejet e entuziazmuar, ndërsa shkruan “Duke hapur shfaqjen, e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. Veshjet e mia, i dua ato”.

Ndërsa, Oriola ka publikuar edhe disa fotografi nga sfilata e markës botërore, për t’i falënderuar ata që i besuan punës së saj.

“Faleminderit për motivimin dhe besimin që keni tek unë, ndihem e nderuar të punoj edhe një vit me një gjeni, i vetmi @paulmarciano faleminderit faleminderit faleminderit @guess”, shkruan Oriola.

Ndryshe Oriola dhe më parë ajo ka qenë pjesë e sfilatave të firmës së njohur ‘Guess’, ndërsa që ka realizuar fotosesione të ndryshme edhe për shumë marka tjera./Indeksonline/