75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / Gj. Sh

Oriola Marashi merr dhuratën mijëra euroshe

Modelja Oriola Marashi, ka treguar se është një adhuruese e markës ”Hermes”.

Brend ky që çantat e tyre të dorës kanë çmimin më të shtrenjtë, ku asnjëra nuk kushton më pak se mijëra euro.

E Oriola duket se ka filluar koleksionimin e tyre, pasi në çdo paraqitje si aksesor ka një çant të tillë, shkruan IndeksOnline.

Mbrëmjen e sotme si dhuratë ka marr edhe një tjetër, ku shihet tejet e lumtur.

”Yll me fat”, ka shkruar ajo, duke ekspozuar dhuratën.

Para disa ditësh modelja ka konfirmuar edhe lidhjen e dashurisë, ku u shfaq me një unazë e cila shtoi dyshimet për një fejesë të mundshme. /IndeksOnline/