Oriola Marashi përcjell një mesazh të fuqishëm për “Tetorin rozë”

Modelja dhe influencerja e njohur Oriola Marashi ka ndarë një mesazh frymëzues me ndjekësit e saj në rrjete sociale, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese të “Tetorit rozë”, muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.
Në postim, ajo kujton rëndësinë e kujdesit ndaj vetes dhe të kontrolleve të rregullta, duke theksuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë, shkruan Indeksonline.
“’Tetori rozë’ na kujton se kujdesi ndaj vetes është forcë! Vajza dhe gra, mos lini pas dore kontrollin e gjirit. Bëj ekon e gjirit dhe kujto se zbulimi i hershëm shpëton jetë. Ju jeni forca”, shkroi Oriola.
Me këtë mesazh, ajo i bashkohet shumë figurave publike që gjatë këtij muaji promovojnë ndërgjegjësimin për shëndetin e grave dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore./Indeksonline/
