Oriola Marashi përkrahë publikisht këtë kandidat për deputet në Shqipëri

Të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Oriola Marashi ka publikuar preferencën e saj në zgjedhjet e të dielës. Ajo përkrahë kandidaturën e kandidatit të LSI-së, Besnik Jakaj.
Në fakt, Jakaj është daja i saj dhe Oriola i ka ofruar përkrahjen e duhur.
“Daja im i shtrenjte, uroj qe sado pak te te njoh populli ashtu sic te njohim ne familja dhe te shohin potencialin dhe dashamirsine qe ke per kete vend. Te urojme shume suksese dhe jemi krenar per ty! Voto 6 ‘LSI’ 11 Besnik Jakaj” shkruan bukuroshja shqiptare në profilin e saj./Indeksonline/
