75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 02 Shtator 2025 / F.R

Oriola Marashi rrëmben vëmendjen me fustanin blu

Modelja shqiptare, Oriola Marashi ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit.

E veshur me një fustan elegant ngjyrë blu, ajo ka pozuar në natyrë përballë një perëndimi dielli mahnitës, duke krijuar një pamje që i ka lënë pa fjalë ndjekësit.

Oriola ka shoqëruar fotografinë me përshkrimin “Bluetiful ”, duke marrë dhjetëra komplimente e mijëra pëlqime në pak minuta.

Ajo vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar./IndeksOnline/