15:21 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Oriola thërret të mbushet sheshi në Tiranë me protestues, pas rastit të përdhunimit

Sot në orën 16:00, është thirrur një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ky mobilizim erdhi pas lajmit për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare nga Tirana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, lajm ky që e tronditi opinionin publik, shkruan Indeksonline.

Edhe modelja Oriola Marashi i është bashkuar këtij organizimi, madje ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë njerëz e të ngrenë zërin e tyre, për këtë ngjarje.

“Mos harroni të na bashkoheni sot i dashur popull, hajde ta mbushim sheshin “Nënë Tereza” sikur mitingjet politike”, ka shkruar ajo në thirrjen që ka bërë. /IndeksOnline/