17:07 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Orkestra 2 Korriku” me videoklipin më të shtrenjtë. Thonë që as Flori Mumajesi nuk do të mund t’ua ‘vjedh’ më (Video)

Në emisionin “Top Show” në Shqipëri së fundmi ishin mysafirë edhe grupi kosovar “Orkestra 2 Korriku”, të cilët përveç që treguan për rrugëtimin e tyre ata folën edhe për projektin muzikor më të ri që do ta sjellin shumë shpejtë, shkruan Indeksonline.

Vokalisti i grupit në fjalë Fatos Kryeziu, kur foli për videoklipin që do ta sjellin tha me shaka se ai do të jetë më i kushtueshmi që është bërë ndonjerë: Ky është videoklipi më i kushtueshëm ndonjëherë 68 mijë euro, pasi që Komuna e Prishtinës e ka rregulluar sheshin.

Ndërsa anëtari i grupit Fatos Berisha tha ndër të tjera se këngëtari Flori Mumajesi nuk do të ketë më mundësi ta kopjoj këtë videoklip.