14:37 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Orlando: Gjetëm mikun e Shpend Lilës

Shpend Lila, menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, për Ditën e Çlirimit, më 12 qershor, ka kërkuar ndihmë që të takojë një ushtar italian, me të cilin ishte fotografuar më 1999.

Nuk vonoi dhe shteti italian ia plotësoi dëshirën kosovarit. Ushtari u gjet dhe shpejt do të vihet në kontakt me të.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

“Duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes gjetëm mikun e Shpend Lilës! Ne duam të bëjmë të njohura historitë e shumta të mrekullueshme të miqësisë gjatë muajve të rëndësishëm të çlirimit të #Kosovës dhe të partneritetit tonë të qëndrueshëm të sigurisë. Unë i ftoj të gjithë që të ndajnë tregimet dhe fotot e tyre … na ndiqni!”, ka shkruar Orlando.