75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Orlando Magic i bëjnë “sehire” Hardenit dhe Rocketsave

Orlando Magic ia kanë arritur ta ndalin hovin e Huston Rockets duke i mposhtur ata në “Amëay Center” me rezultat 116 – 109.

James Harden edhe pse shënoi një double-double  me 38 pikë, 12 asiste e 9 kërcime ai pati një statistikë katastrofale per gjuajtjet për 3-pikë. Ai tentoi plot 17 gjuajte për 3 pike duke arritur që të shënoj vetëm 1 trepikësh, shkruan Indeksonline.

Aaron Gordon dhe qendra Nicola Vucevic ishin më meritorët për këtë fitore të Orlandos duke kontribuar me nga 22 pikë secili. Gordon kishte edhe 5 asiste e 8 kërcime kundrejt 6 asistimeve e 9 kërcimeve të Vucevic.

/Indeksonline/