75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Orlando: Partneriteti mes Italisë dhe Kosovës u bë më i fortë se kurrë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, duke uruar Vitin e Ri, ka thënë se ishte një vit i gjatë dhe i vështirë.

Orlando në një postim në Twitter shkruan se partneriteti midis Italisë dhe Kosovës u bë më i fortë se kurrë.

“Për një fillim të ri, të gjithëve, gëzuar Vitin e Ri”, ka shkruar ai.