75 Mall Live Search
18:07 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Orlando për seancën e presidentit: Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në ‘Twitter” ka shpërndarë një fotografi të sheshit të Prishtinës duke shkuar në seancën për zgjedhjen e presidentit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje.

Ai tha se bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt.

“Rrugës për në Kuvend për zgjedhjet presidenciale.

Siç kam thënë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt.

Suksese #Kosovë!”, tha ai./IndeksOnline/